Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit mes AKB-së dhe Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare
Sot, në ambientet e zyrave të Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), kryetari i Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare, Omer Nura, nënshkroi memorandum bashkëpunimi me kryetarin e AKB-së, Agim Shahini.
Ky bashkëpunim shënon një hap të rëndësishëm në fuqizimin e lidhjeve ekonomike ndërmjet bizneseve në Kosovë dhe atyre në diasporë.
Dy fuqitë ekonomike u dakorduan për zhvillimin e bashkëpunimeve në fusha të ndryshme, duke synuar mbështetje të ndërsjellë dhe zgjerim të aktiviteteve ekonomike.
Në kuadër të këtij memorandumi, Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) i siguron Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare një zyrë të veçantë.
Nga tani e tutje, ky rrjet do të ketë edhe zyrtarisht adresën dhe selinë e tij në Prishtinë, Kosovë.
Në këtë ngjarje morën pjesë edhe anëtarë të kryesive të të dy organizatave ekonomike.



