
Nënshkruhet memorandumi mbi 350 mijë euro në mes të Aliut dhe Atiqit
30 prill 2024
| 13:01
Ministri i Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu, ka nënshkruar një memorandum me kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.
Aliu ka bërë me dije se vlera e memorandumit është 368 mijë euro.
“Përmes këtij memorandumi po e bëjmë financimin e tërësishëm të projektit infrastrukturorë: Projekti i Rrugës ‘Çlirimi’, ‘Luj Braj’, ‘Norbert Jokli’ dhe ‘Boro Stankoviq’”, ka shkruar Aliu në “Facebook”.