 
                    Nënshkruhet memorandumi për trajnimin e mësimdhënësve të matematikës në shkollat fillore të Prishtinës
                24 janar 2023
                |  13:59
            
        Në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit, kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit me Fakultetin e Edukimit dhe TOKA për trajnimin e mësimdhënësve të matematikës në shkollat fillore të Prishtinës.
Kryetari Rama ka theksuar se përmes këtij trajnimi do ta bëjnë lëndën e matematikës më të këndshme për fëmijët, duke integruar sa më shumë shembuj aplikativ për të pasur mësim sa më progresiv.
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        