Nënshkruhet plani vjetor i bashkëpunimit Kosovë – Austri në mbrojtje

04 shkurt 2026 | 12:50

Në Ministrinë e Mbrojtjes është zhvilluar takimi bilateral me delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës Federale të Austrisë, ku palët kanë nënshkruar Planin Vjetor të Bashkëpunimit Bilateral për vitin 2026, dokument, i cili përcakton aktivitetet konkrete dhe fushat e angazhimit të përbashkët në fushën e mbrojtjes.

Drejtori i Departamentit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, kolonel Ahmet Ajeti, së bashku me zyrtarë të këtij Departamenti priti delegacionin austriak të kryesuar nga gjeneral brigade Nikoluas Rottenberger, udhëheqës i Divizionit të Diplomacisë Ushtarake.

Gjatë qëndrimit në Ministrinë e Mbrojtjes, delegacioni austriak u takua gjithashtu me drejtorin e Politikave të Mbrojtjes, Faruk Gecin, ku u diskutua progresi i bashkëpunimit ekzistues, si dhe objektivat dhe prioritetet e përbashkëta për të ardhmen.

Republika Federale e Austrisë mbetet një partnere dhe kontribuuese e rëndësishme në zhvillimin dhe stabilitetin e Republikës së Kosovës dhe të rajonit, ndërsa bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes ndërmjet dy vendeve po shënon zhvillim të vazhdueshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Emiratet e…