Nënshkruhet vendimi për aprovim të listës së trashëgimisë kulturore për mbrojtje të përkohshme

10 tetor 2018 | 14:29

Disa nga asetet, të cilat janë përfshirë këtë vit si propozime të reja në listën e trashëgimisë kulturore për mbrojtje të përkohshme janë: Shtëpia e lindjes e Adem Demaçit; Shtëpia e Adem Demaçit; Qendra Tregtare Gërmia – Prishtinë; Selia e Shtabit të Brigadës 121 Komandant Kumanova; Kompleksi Memorial Mujë Krasniqi; Shtëpia Muze e Fadil Vatës, Shtëpia e Kulturës në Runik dhe disa objekte të tjera të cilat tashmë gëzojnë status të ndërtesave, aseteve të mbrojtura sipas Ligjit për Trashëgimi Kulturore

Prishtinë, 10 tetor- Ministrit i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) Kujtim Gashi, të mërkurën ka nënshkruar vendimin për aprovimin e listës së trashëgimisë kulturore për mbrojtje të përkohshme me 1 595 asete, të cilat do t’i nënshtrohen masave dhe regjimit mbrojtës sipas Ligjit për Trashëgiminë Kulturore.

Këtë vit, janë propozuar, shqyrtuar dhe aprovuar edhe mjaft propozime të reja të objekteve të cilat bartin në vete ngjarje, momente e periudha të rëndësishme nga historia, kujtesa kolektive e zhvillimit urban, social, tregtar dhe infrastrukturor të vendit të gjitha këto dhe jo vetëm, vlera të pakontestueshme që duhen ruajtur, mbrojtur dhe promovuar.

Disa nga këto asete, të cilat janë përfshirë këtë vit si propozime të reja në listën e trashëgimisë kulturore për mbrojtje të përkohshme janë: Shtëpia e lindjes e Adem Demaçit; Shtëpia e Adem Demaçit; Qendra Tregtare Gërmia – Prishtinë; Selia e Shtabit të Brigadës 121 Komandant Kumanova; Kompleksi Memorial Mujë Krasniqi; Shtëpia Muze e Fadil Vatës, Shtëpia e Kulturës në Runik dhe disa objekte të tjera të cilat tashmë gëzojnë status të ndërtesave, aseteve të mbrojtura sipas Ligjit për Trashëgimi Kulturore.

Ministrit i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) Kujtim Gashi, ka bërë me dije se MKRS-ja dhe institucionet e trashëgimisë kulturore, do të jenë maksimalisht të angazhuara në të gjitha fazat e realizimit të plotë të mandatit të tyre për të zbatuar masat, obligimet dhe standardet profesionale të ruajtjes dhe mbrojtjes së vlerave tona të trashëgimisë kulturore. “Dua të falënderoj të gjitha palët e angazhuara, në çfarëdo forme, në debatin dhe procedurat tjera të aprovimit të listës, si zërat e opinionit publik, ekspertët e jashtëm, personat fizik të përfshirë në cilësi të ndryshme, institucionet lokale dhe institucionet, profesionistët dhe komisionet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për përmbylljen me sukses të këtij procesi”, ka thënë mes tjerash ministri Kujtim Gashi, pas nënshkrimit të listës.

Ai ka falënderuar të gjitha palët e angazhuara, në çfarëdo forme, në debatin dhe procedurat tjera të aprovimit të listës, si zërat e opinionit publik, ekspertët e jashtëm, personat fizik të përfshirë në cilësi të ndryshme, institucionet lokale dhe institucionet, profesionistët dhe komisionet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për përmbylljen me sukses të këtij procesi.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Së paku 50 njerëz vdiqën pasi autobusi me të cilin…