Nëntë persona me Covid-19 janë të shtrirë në Klinikën Infektive, kjo është gjendja e tyre
01 qershor 2020
| 14:11
Në Klinikën Infektive të Qendrën Klinike dhe Universitare (QKUK) janë duke u trajtuar nëntë persona të infektuar me koronavirus, ku dy prej tyre janë me oksigjenoterapi dhe një në përkujdesje intensive.
“Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid-19 është si vijon: nga nëntë raste të infektuar me Covid-19, gjashtë raste janë̈ në gjendje stabile. Dy raste janë duke u trajtuar ne repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, ndërsa një rast është̈ duke u trajtuar në repartin e mjekimit intensiv me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive”, ka njoftuar Klinika Infektive.
Kjo klinikë ka bërë me dije se një pacient me Covid-19 do të lirohet nga spitali, pasi është në gjendje të mirë shëndetësore. (L.G/ Epoka e re)



