Klinika e Neonatologjisë bëhet me ultrazë për ekzaminim të foshnjave

01 qershor 2018 | 11:56

Klinika e Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) nga sot do të ketë një aparat ultra sonografi (ultrazë), i cili do të lehtësojë diagnostifikimin e foshnjave të porsalindura.

Ultrazëri është donacion nga Banka Raiffeisen dhe Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.

Me rastin e pranimit të këtij donacioni, ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka falënderuar donatorët, duke shtuar se ky donacion është i mirëseardhur për Klinikën e Neonatologjisë.

Ai ka pohuar se Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim edhe me Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës është duke punuar intensivisht që të bëhen përmirësime të vazhdueshme në sektorin shëndetësor.

Ministri Ismaili ka theksuar se në QKUK gjatë këtij viti do të blihen aparatura dhe do të ketë përmirësime në infrastrukturë, që do ta lehtësojnë punën e stafit shëndetësorë, i cili edhe pse në kushte të vështira po japë kontribut të madh.

Drejtori i Raiffeisen Bank për Kosovë, Robert Wright, ka theksuar në fokus të bankës janë edhe ndihmesat dhe donacionet në fusha të ndryshme.

Ai ka potencuar se në fillim kanë qenë të fokusuar në investimet në fushën e sportit dhe kulturës, përderisa tani më shumë do të përkrahin shëndetësinë.

Ndërkaq drejtori i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, dr. Basri Sejdiu, ka vlerësuar shumë të rëndësishëm këtë donacion, duke theksuar se përmes tij do të bëhet më i lehtë diagonstimi i patogjive të ndryshme tek foshnjat e porsalindura.

Përfaqësuesja e Aksionit për Nëna dhe Fëmijë ka thënë se përmes këtij donacioni po përmbushet njëra prej qëllimeve që ka Aksioni për Nëna dhe Fëmijë, përmirësimin e shëndetit të nënave dhe foshnjave.

Për rëndësinë dhe lehtësimin që do të bëhet përmes punës më këtë ultrazë, ka folur edhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës së Neonatologjisë, dr. Xhevdet Gojnovci.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Bajram Hasani, ka uruar…