Nëse ia mësyni Shqipërisë, ky do të jetë moti për këtë javë
13 prill 2026
| 11:08
Moti në Shqipëri këtë javë parashihet i paqëndrueshëm, me vranësira të shtuara, të shoqëruara me reshje shiu, veçanërisht në veri të vendit.
Siç raportojnë mediat në Shqipëri, termometri sot në mëngjes ka shënuar rreth 4 gradë celsius, vlerë minimale kjo në zonat malore si në verilindje, ashtu dhe në juglindje.
Ndërsa pritet që në mesditë maksimumi t’i afrohet 28 gradë celsius, me gjithë prezencën e shtuar të vranësirave në territor, por edhe prezencën e reshjeve të pakta në veri dhe në zonën qëndrore.
Që nga dita e nesërme pritet dy gradë rënie të vlerave termike si në mëngjes dhe në mesditë, duke bërë që maksimumi në rang territori të zbresë nga 25- 26°C.
E njëjta situatë nga e mërkura dhe deri të shtunën.



