Nëse infektoheni me COVID duhet të veproni kështu

26 mars 2020 | 11:40

Departamenti i Shëndetësisë i Houstonit dha udhëzime specifike për njerëzit që dolën pozitivisht me koronavirusi. Nëse personi po përjeton simptoma të buta, ai duhet të izolohet në shtëpi dhe të mos ketë kontakte person me person. Kjo do të ndihmojë për ta vogëluar përhapjen e virusit me të tjerët, thanë Autoritetet Shëndetësore.

Individët, të cilët dalin pozitivisht me koronavirus dhe janë të sëmurë minimalisht, nuk duhet të shkojnë në urgjencë ose në spital. Nëse sëmureni, personi duhet ta telefonojë përpara mjekun dhe pastaj të lajmërohet në spital. Në këtë mënyrë ofruesit e mjekësisë janë të gatshëm të presin pacientin e sëmurë.

Pasi të zvogëlohen simptomat e tyre personi duhet të bisedojë me ofruesin e tij shëndetësor për hapat e ardhshme dhe kjo mund të ndryshojë në bazë të shëndetit të pacientit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësambasadori i Britanisë në Hungari, Steven Dick, ka ndërruar jetë…