Nëse jo Haradinaj president, Kosova shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme

02 dhjetor 2020 | 09:11

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka komentuar situatën dhe zhvillimet politike në “Euronews Albania”.

Ai u shpreh se “ish-kryeministri Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje gjejnë të përbashkëta duke thënë, që vendi në këtë situatë, siç e cilësojnë ata kaotike, ka nevojë për një zgjidhje dhe zgjidhja është te zgjedhjet e parakohshme”.

Por për Tahirin opozita gjithmonë kërkon zgjedhje.

“Ne kemi qenë si aleancë në opozitë dhe e dimë se opozita gjithmonë do zgjedhje dhe është gjithmonë e natyrshme”, u shpreh Tahiri.

Ai beson se zgjidhja më e mirë për Kosovën është që ish-kryeministri Haradinaj të bëhet president i Kosovës.

“Ne kemi qenë shumë të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë në momentin kur ka pasur një krizë politike, ne kemi ofruar Ramush Haradinaj për kandidat për president. Unë këtë javë do t’i takoj partnerët e koalicionit takim ku do të diskutojmë këtë temë, pra po flas për Lidhjen Demokratike të Kosovës, pastaj Nismën dhe AAK-në, me të cilat do të sqarohet mbështetja ndaj Haradinajt”, tregon Tahiri.

Partia e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj duket e vendosur për postin e presidentit, ndërsa zv/kryeministri Tahiri nuk e përjashton mundësinë që Kosova të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme, nëse nuk do të kishte reflektim dhe konsensus nga forcat e tjera politike për të pranuar alternativën e propozuar nga AAK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka…