Nëse kalon Sllovakinë, Kosova do të përballet me Turqinë ose Rumaninë në finalen e ‘play-off’-it, ndeshja do të luhej në ‘Fadil Vokrri’
20 nëntor 2025
| 14:04
Është tërhequr shorti për “play-off”-in e Kupës së Botës 2026.
Kosova tashmë e ka mësuar kundërshtarin e saj të parë në gjysmëfinale të “play-off”-it.
“Dardanët do të përballen fillimisht me Sllovakinë në gjysmëfinalen e “play-off”-it.
Nëse fiton, Kosova do të përballet me fituesin e ndeshjes Turqi-Rumani.
Në ndeshjen e parë, Kosova do të luajë si mysafir, kurse finalen do ta luajë në “Fadil Vokrri”, nëse fiton.



