
Nëse kalon Steauan, Drita luan ndaj Aberdeenit
Kampionia e Kosovës në futboll, Drita e ka mësuar kundërshtarin e radhës në rast se kalon raundin e tretë kualifikues. Nëse e eliminon Steauan e Bukureshtit, atëherë ekipi nga Gjilani do të ketë përballë Aberdeenin e Skocisë në “play-off” të Ligës së Konferencës.
Ky duel do të vendoset nga përballja mes Steauas dhe Dritës, me takimin e parë që zhvillohet të enjten në mbrëmje në Bukuresht, ndërsa ndeshja e kthimit luhet pas një jave në Prishtinë. Në rast se siguron kualifikimin në “play-off”, Drita do ta ketë të garantuar pjesëmarrjen në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, një arritje historike për futbollin kosovar.
Skuadra gjilanase tashmë është eliminuar nga Liga e Kampionëve në raundin e dytë kualifikues dhe garën evropiane po e vazhdon në Ligën e Evropës.
Në rast të eliminimit nga Steaua, Drita do të transferohet automatikisht në “play-off” të Ligës së Konferencës, ku do të ketë një mundësi të fundit për t’u kualifikuar në grupe.