Nëse koalicioni na imponon një president, do të ishte goditje e madhe

29 tetor 2020 | 08:59

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka folur për skadimin e mandatit kushtetues të presidentit aktual Hashim Thaçi dhe për mundësinë e zgjedhjes së një presidenti të ri nga marrëveshja politike. Ajo ka thënë se, sipas Kushtetutës, në rast se koalicioni qeverisës nuk arrin marrëveshje në pranverën e vitit 2021 për çështjen e presidentit, atëherë vendi shkon në zgjedhje. “Mund të ketë edhe më herët zgjedhje, duke parë dallimet e koalicionit qeverisës. Nëse nuk kanë marrëveshje deri në pranverë atëherë, sipas Kushtetutës, vendi shkon në zgjedhje”, tha Osmani për Telegrafin.

Osmani shtoi se do të ishte një goditje e madhe nëse ky koalicion e imponon edhe një president për pesë vjetët e ardhshëm. “Do të ishte një goditje e madhe ndaj demokracisë në vend në qoftë se kjo shumicë aktuale parlamentare, e cila nuk e ka marrë besimin e qytetarëve as për të qeverisur vendin e as për të zgjedhur president, në fund të na imponojë edhe një president për pesë vjetët e ardhshëm”, tha ajo.

Kryeparlamentarja shoti se presidenti duhet të jetë rezultat i një parlamenti të ri i cili është rezultat i zgjedhjeve të reja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, shkencëtarët u kanë…