Nëse nuk votohet Haradinaj për president, vendi duhet të shkojë në zgjedhje

15 tetor 2020 | 07:48

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka thënë se në rast se koaliconi qeverisës nuk arrinë të dakordohet që të votohet për president Ramush Haradinaj, vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

Këtë deklaratë, Lekaj e dha në emisionin “DPT te Fidani”, teksa shtoi se Haradinaj me liderët e vendit duhet ta ketë shtjelluar këtë temë.

“Nëse nuk bëhet ndonjë dakordancë që të votohet Haradinaj për president, vendi duhet të shkojë në zgjedhje”, ka thënë Lekaj në T7.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Visar Ymeri ka komentuar mundësinë e rrëzimit të qeverisë.…