Nëse nuk votohet Qeveria, VV-ja do të organizojë protesta

01 shkurt 2020 | 14:45

Anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, Boiken Abazi ka paralajmëruar protesta dhe rrëzim qeverish që ndërtohet nga pushteti i vjetër.

Kështu ka bërë të ditur ai përmes një postimi në Facebook, duke thënë se deputetët e Parlamentit e kanë në dorë nëse do të votojnë për ndryshim apo për protesta dhe rrëzim qeverish.

“Kuvendi i Rëpublikës së Kosovës e ka në dorë të marrë vendim ditën e hënë nëse vitii 2020 do jetë viti i qeverisë së ndryshimeve të qeverisë Kurti 1, apo viti ku do i shtyjë qytetarët të organizojnë protesta masive që do rrëzojnë çdo lloj qeverie të pushtetit të vjetër”, ka shkruar Abazi, në një reagim në FB.

Ky është paralajmërimi i parë për protesta ani pse Vetëvendosje ka kohë që s’ka mbajtur organizime dhe kundërshtime të politikave.

Ndërkohë, kanë mbetur edhe dy ditë prej afatit të fundit kur Albin Kurti do të shkojë në Parlament për të kërkuar votën e deputetëve për të ndërtuar Qeverinë.

Deri më tash VV dhe LDK kanë dështuar ta arrijnë marrëveshje shkaku i mospajtimeve për të ndarë pozitat shtetërore. Tash janë bllokuar te pozita e Kryetarit të Kuvendit që e ka marrë Vetëvendosje në seancën e 26 dhjetorit./Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se Berlini përmes Brukselit…