Nëse Putin nuk pranon paqe? Trump: Mund edhe të mos bëjmë asgjë, s’është lufta jonë

22 gusht 2025 | 20:27

Presidenti amerikan Donald Trump thotë se vendi i tij “mund edhe të mos bëjë asgjë”, nëse nuk arrihet një marrëveshjeje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës.

Nga zyra në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se vendimi i takon atij se si do t’i përgjigjet Rusisë, qoftë kjo me sanksione masive, tarifa masive, të dyja bashkë, ose duke mos bërë asgjë.

“Do të duhet të marr një vendim. Mund të jenë sanksione masive, tarifa masive, ose të dyja. Ose mund të marr vendim që nuk do të bëjmë asgjë. Mund të them edhe që nuk është lufta jonë. Ne nuk kishim të bënim fare me këtë luftë. Po vdesin djem të rinj çdo ditë.

Zgjidha problemin në Kongo, që kishte 31 vite që po ndodhte. Njerëzve aty u priheshin kokat me machete. Njerëzit thanë do të na fusi në luftë, jo unë i nxjerr nga lufta. Do të shohim nëse do të kenë takim. Në dy javë do e di, nëse shkon në takim, dhe nëse nuk shkon, pse nuk shkoi”, deklaroi Trump.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Seanca për rastin ku Faton Klinaku akuzohet se kanosi Albin…