Nëse shihni këta dy persona lajmëroni policinë e Kosovës

01 nëntor 2025 | 10:21

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve në identifikimin e dy personave të dyshuar për vjedhje në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime.

Sipas organeve të rendit, rasti në fjalë ka ndodhur më 4 korrik në një qendër tregtare në komunën e Shtimes. Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

“Deri më tani, të dyshuarit nuk janë identifikuar. Prandaj, Policia Rajonale e Ferizajt kërkon ndihmën e qytetarëve që kushdo që ka informacione rreth identitetit apo vendndodhjes së tyre, të njoftojë: -stacionin më të afërt të policisë, përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, ose në numrat kujdestarë: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani i ka shprehur ngushëllime familjes dhe bashkëpunëtorëve…