Nëse vazhdon kjo situatë ekonomike, vaj halli për ne

07 dhjetor 2020 | 08:14

 

Shkalla e papunësisë në Kosovë si pasojë e pandemisë ka shkuar në 50 për qind, nga rreth 30 për qind sa ka qenë në muajin mars, thotë në një intervistë për Ekonomia Online, kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Avni Ajdini.

Madje Ajdini ka thënë se kjo shifër mund të jetë edhe më e lartë por, pasi që nuk ka ndonjë analizë të thukët, nuk mund të flitet.

“Menjëherë thuaje 50 %, për atë arsye po them se pandemia na ka dëmtuar mjaft në zhvillim ekonomik edhe për atë arsye po them se janë mbyllur disa biznese dhe ka rënie të papunësisë, megjithatë atë papunësia është diku 50-50 dhe mundet edhe më lartë me qenë, por mbasi nuk kemi ndonjë analizë të thuktë nuk guxojmë të flasim ndonjë fjalë boshe”, ka thënë ai.

Ai ka paralajmëruar edhe kolaps në nivel shtetëror nëse vazhdon situata e rënduar ekonomike në vend.

Ndërsa për Pakot Ekonomike nga Qeveria ai ka thënë se janë zhgënjyese sepse asnjëherë nuk janë ekzekutuar në kohë të duhur, raporton EO. “Është zhgënjyese, sepse nuk janë dhënë në kohë të caktuara dhe në kohë të duhur. Kanë pritur për to disa muaj. por, më në fund u realizuan. Nëse vazhdon situata kështu, ta them sinqerisht vaj halli për ne. Do të jetë një kolaps në nivel shtetëror”, ka paralajmëruar Ajdini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasi rezultatet e provës treguan se vaksina “Moderna” kundër Covid-19…