‘Nëse vdes, mos hajde në varrim me duar të lidhura’, fjalët e gruas që e lanë me lot Nasim Haradinajn (video)

24 tetor 2025 | 15:44

Ishte një nga rrëfimet më emocionuese në “Kosova Live”. Gjejlone Haradinaj ka treguar për periudhën më të vështirë të jetës së saj, kohën kur ishte diagnostikuar me kancer të gjirit, në të njëjtën periudhë kur bashkëshorti i saj, Nasim Haradinaj, ndodhej në Hagë.

E përballur me lajmin tronditës, Gjejlone ka treguar se kishte zgjedhur t’i fshihte dhimbjet për t’i dhënë forcë burrit të saj, i cili atëkohë ishte larg familjes.

Por një mesazh i saj, i dërguar nga shtrati i spitalit, ishte ai që e preku më shumë Nasimin: “Nëse vdes, mos hajde në varrim me duar të lidhura”.

Këto fjalë, plot dhimbje e forcë njëkohësisht, kanë mbetur të gdhendura në kujtesën e tij.

Nasim Haradinaj, gjatë emisionit kur e tregoi këtë është emocionuar.

Sot, Gjejlone Haradinaj e ka fituar betejën me sëmundjen dhe bashkë me Nasimin, tregojnë se dashuria dhe forca shpirtërore mund të mposhtin çdo dhimbje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik Agon Maliqi, në një intervistë për “Radion Evropa…