
Nesër bëhen 13 vjet nga vrasja e Mon Balajt dhe Arben Xheladinit
Nesër (e hënë) bëhen 13 vjet nga protesta e së 10 shkurtit të vitit 2007. Në nderim dhe kujtim të protestës, Lëvizja Vetëvendosje organizon disa aktivitete.
Nesër në orën 10:00 do të bëhen homazhe tek varri i Arben Xheladinit në Prishtinë, ndërkaq në orën 12:00 do të bëhen homazhe tek varri i Mon Balaj në Besianë.
Po ashtu, në orën 13:00, do të bëhen homazhe tek pllaka përkujtimore e dëshmorëve Arben Xheladini dhe Mon Balaj në bulevardin “Nënë Tereza”.
Trembëdhjetë vite më parë, nën organizimin e Lëvizjes Vetëvendosje, u mbajt protesta ku kërkohej vetëvendosje, ndërsa policia e UNMIK-ut, konkretisht ata të regjimentit rumun e ukrainas, shtënë në me armë ndaj protestuesve, duke lënë të vdekur dy protestues dhe plagosur mbi 80.
Nga kjo protestë e mbajtur 13 vite më parë gjetën vdekjen dy aktivistët e LV-së, Mon Balaj dhe Arben Xheladini.