Nesër bllokohen rrugët e Prishtinës, Gashi: Protesta radikalizohet
02 dhjetor 2025
| 12:14
Punëtorët e “Trafikut Urban” dhe operatorëve privatë kanë paralajmëruar që nesër (e mërkurë) do të bllokohet rruga “UÇK” dhe prapa Teatrit Kombëtar. Po ashtu, ata kanë bërë me dije se do të bllokohen hyrjet te Komuna e Prishtinës dhe Qeveria e Kosovës.
Të gjitha këto veprime do të bëhen për shkak të borxheve që Komuna e Prishtinës ka ndaj tyre.
“Nesër protesta do të vazhdojë me radikalizmi. Do të bllokohen rrugët në të dyja anët. Pra nëse nuk veprohet sot e nuk dalin mjetet financiare”, ka thënë Ilmi Gashi nga “Trafiku Urban”.



