Nesër derbi Bashkimi – Ponte Prizreni

01 shkurt 2019 | 17:09

Në kuadër të xhiros së XVII në Superligën e Kosovës në basketboll në këtë fundjavë do të zhvillohen dy ndeshje mjaft interesante, ku të shtunën me fillim nga ora 19:00, Bashkimi është nikoqir i Ponte Prizrenit në derbin lokal që do të luhet në palestrën “Sezai Surroi”.

Të dielën me fillim nga ora 17:00, Golden Eagle Ylli në Suharekë e pret Rahovecin, një tjetër kryendeshje e kësaj xhiroje. Ndërkaq dueli në mes Lipjanit dhe Trepçës do të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 17:00, si dhe AFK Borea të dielën në ora 19:00 e pret në Pejë skuadrën e Z Mobile Prishtinës.

Duhet theksuar se pas 16 xhirove të zhvilluara në Superligën e Kosovës është Z Mobile Prishtina që prin bindshëm me maksimum të pikëve, gjithsej 32 sosh, kurse Golden Eagle Ylli është në pozitën e dytë me 27 pikë, Rahoveci në të tretën me 26 pikë dhe Bashkimi në të katërtën me 24 pikë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të zyrtarizimit të bashkëpunimit me institucionet e larta…