Nesër fillon kontrolli vetëm në hyrje në kufirin Kosovë – Maqedoni e Veriut

27 maj 2025 | 16:58

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka njoftuar se nesër (e mërkurë) në orën 14:00 do të fillojë implementimi i parimit të kontrollit “hyrje-hyrje” në pikëkalimin e përbashkët kufitar Glloboqicë- Jazhincë.

“Me datë 28 maj 2025, me fillim nga ora 14:00, do të fillojë implementimi i parimit të kontrollit “Hyrje – Hyrje” në Pikë Kalimin e Përbashkët Kufitar Glloboqicë – Jazhincë.”

Aty do të marrim pjesë ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti dhe ministri i Brendshëm i këtij shteti, Pançe Toshkovski.

Njoftimi i plotë:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Opinionisti Vehbi Kajtzi ka folur për kushtet në të cilat…