Të mërkurën hapen të gjitha çerdhet publike e private në Ferizaj

10 gusht 14:54

Komuna e Ferizajt, përkatësisht Drejtoria e Arsimit, pas bartjes së kompetencës nga niveli qendror në komuna, për hapjen e çerdheve publike e private, përkitazi me situatën e pandemisë̈ Covid-19, ka marrë vendim që të mërkurën të hapen të gjitha çerdhet publike dhe private në Ferizaj.

Kjo komunë ka njoftuar se funksionimi i çerdheve do të bëhet sipas protokollit të veçantë që do t’iu komunikohet institucioneve parashkollore nga Drejtoria e Arsimit, për mbrojtje nga virusi Covid-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), respektivisht Agjencia për Regjistrim…