Nesër hidhet shorti për edicionin e ri futbollistik në Shqipëri

17 korrik 2025 | 14:38

Federata e Futbollit do të organizojë nesër hedhjen e shortit për kalendarin e edicionit të ri të “Kategoria Superiore 2025–2026”. Departamenti i Komunikimit në FShF-ja bën me dije se shorti për edicionin e 87-të të kampionatit “Kategoria Superiore” dhe për kampionatin e Kategorisë së Parë do të hidhet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, duke nisur nga ora 11:00.

Kampionati “Kategoria Superiore” do të nisë më datë 23 gusht 2025 dhe është planifikuar të përfundojë në muajin maj 2026. Në kampionatin “Abissnet Superiore” këtë sezon do të marrin pjesë këto skuadra: KF Egnatia, KF Vllaznia, FC Dinamo City, KF Partizani, AF Elbasani, KF Teuta, FK Bylis, KF Tirana, FK Vora dhe KF Flamurtari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një rast i tentim-kontrabandës është parandaluar në Aeroportin Ndërkombëtar të…