Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

11 shtator 2025 | 11:34

Nesër (e premte), në ambientet e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), do të hidhet shorti për edicionin e ri garues në basketbollin vendor.

Procesi i tërheqjes së shortit nis në orën 11:00 me Superligën e Femrave, ndërsa nga ora 12:00 do të vazhdohet me ProCredit Superligën e Meshkujve.

Ky edicion pritet të sjellë një nivel të lartë rivaliteti dhe cilësie, me shumë skuadra që e kanë shpallur synim titullin e kampionit. Tifozët dhe adhuruesit e basketbollit do të kenë mundësinë të ndjekin muaj me duele emocionuese, ndeshje të forta dhe spektakël të vërtetë në parket.

Federata e Basketbollit ka bërë të ditur se shorti do të transmetohet drejtpërdrejt në faqen zyrtare të FBK-së në “Facebook”, duke u mundësuar të gjithë të interesuarve ta ndjekin në kohë reale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, i cili është kandidat edhe…