Nesër i jepet lamtumira e fundit Vjosa Berishës

29 qershor 2022 | 16:05

Producentja Vjosa Berisha do të varroset nesër (e enjte) në orën 17:00.

Lajmin e ka bërë me dije bashkëshorti i saj, Fatos Berisha, përmes një njoftimi në llogarinë e vet në  “Facebook”.

Para varrimit, do të ketë homazhe në Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe mbledhje komemorative të organizuar nga Ministria e Kulturës.

“Informojmë të gjithë familjarët, miqtë dhe opinionin publik për ceremoninë mortore të së dashurës sonë, Vjosa Berisha: E enjte, 30 qershor, 14:00-15:00h homazh në Teatrin Kombëtar të Kosovës (foajea e TKK); 15:00-16:00h mbledhja komemorative në Teatrin Kombëtar, organizuar nga Ministria e Kulturës (salla e madhe e TKK); 17:00h varrimi, në varrezat e Prishtinës (Arbëri). E pamja – datat 1,2,3 korrik (e premte – diele) në ‘Hotel Grand’ , Prishtinë (kati 1) nga 11:00-18:00h”, ka shkruar regjisori Berisha.

Kujtojmë se Vjosa Berisha ka ndërruar jetë para pak ditësh në një spital në Londër pas një beteje me kancerin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen nesër për…