
Nesër lirohet nga burgu Gani Geci
Nesër në orën 16:00 prite të lirohet Gani Geci nga burgu.
Kështu është bërë e ditur nga familjarët e tij.
“Ftojmë të gjithë miqtë tanë që dëshirojnë ta presin Gani Gecin të na bashkohen në orën 15:40 para burgut të Smrekonicës, në Vushtrri”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Të dashur miq, shokë dhe dashamirë,
Nesër në orën 16:00, vëllau/babai/axha ynë Gani Geci lirohet nga burgu. Ftojmë të gjithë miqtë tanë që dëshirojnë ta presin Gani Gecin të na bashkohen në orën 15:40 para burgut të Smrekonicës, në Vushtrri.
Ju faleminderit të gjithë atyre që e mbështetën Gani Gecin në luftën e tij 25 vjeçare për kauzën më të drejtë në historinë më të re të Kosovës.
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci ishte dënuar me tre vjet gjysmë burgim pasi u shpall fajtor për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit në njërën nga kafeteritë e Skënderajt.
Ai ishte akuzuar se në gusht të vitit 2014 në ballkonin e kafeterisë “N’Qosh”, e kishte privuar nga jeta, Ruzhdi Shaqirin me të cilin kishte pasur një konflikt të mëhershëm.