
Nesër mbahet tubim përkujtimor në nderim të të rënëve në masakrën e burgut të Dubravës
Nesër (e enjte) bëhen 26 vjet nga masakra në burgun e Dubravës.
Në nderim të të rënëve në këtë masakër, nesër në Dubravë do të mbahet një tubim përkujtimor.
Në këtë tubim përkujtimor pritet të merr pjesë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe përfaqësues të partive politike dhe të mbijetuarit e kësaj masakre.
“Të enjten, më 22 maj 2025, me fillim nga ora 11:00, bëhen homazhe në Burgun e Dubravës Njoftojmë të gjithë ish-të burgosurit, familjarët e të vrarëve dhe të mbijetuarve të masakrës së Dubravës, si dhe të gjithë të interesuarit, se me datën 22.05.2025 (e enjte), duke filluar nga ora 11:00, do të bëhen homazhe në nderim të 118 të burgosurve të vrarëve, mbi 300 tjerë të plagosurve dhe të mbijetuarve të masakrës në Burgun e Dubravës, e cila ka ndodhur 26 vjet më parë, (19-24 maj 1999). Hyrja në hapësirën e Burgut të Dubravës do të fillojë nga ora 10:30. Ftojmë mediet që ta përcjellin këtë aktivitet përkujtimor në nderim të 26-vjetorit të masakrës ndaj të burgosurve shqiptarë nga shteti i Serbisë. Për çdo informacion mund të kontaktoni në numrin: 044/49-127-434 dhe 044255554”, ka njoftuar Këshilli organizativ i tubimit përkujtimor për masakrën e burgut të Dubravës.