Nesër mblidhen kryetarët e komunave, diskutojnë për Projektligjin për inspektim administrativ
17 janar 2022
| 16:48
Nesër (e martë) do të mblidhen kryetarët e komunave për të diskutuar në lidhje me projektligjin për inspektim administrativ.
Lajmin e ka bërë me dije Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK).
Në takimin i cili do të mbahet nga ora 11:00 do të diskutohet për: Problemet me kontratat kolektive në arsim dhe shëndetësi, problemet me mosfunksionimin e Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, mjetet financiare të komunave ë po shkojnë në fond rezervë, bashkëpunimin nivel lokal-nivel qendror dhe tema tjera.




