Nesër nderohet ish-ushtari i UÇK-së dhe kapiteni i TMK-së, Astrit Berisha

05 qershor 2023 | 16:57

Nesër (e martë) me rastin e përvjetorit të rënies në krye të detyrës do të bëhen homazhe në nderim të heroit të kombit Astrit Berisha. Homazhet do të mban nga ora 11:00 në fshatin Ruhot të Pejës.

Astrit Berisha ishte një ushtar i zoti në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kurse pas çlirimit rrugëtimin ushtarak e vazhdon duke u bërë njëri nga pjesëtarët më të devotshëm në Trupat e Mbrojtjes së Kosovës (TMK).

Astriti ashtu siç e mësuan të parët asnjëherë nuk e kurseu vetën kur në pyetje ishte atdheu. Astrit Berisha duke marrë pjesë në rinovimin e kazermës në Istog bie nga lartësia me ç’rast ndërron jetë dhe në këtë mënyrë iu bashkohet në përjetësi shokëve të luftës.

Vepra e Astritit dhe dëshmorëve të UÇK-së vazhdojnë të jenë frymëzim për brezat e rinj në Lugun e Drinit dhe mbarë Kosovës.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet 06.06.2023 Punime të…