Nesër ndezën qirinj në përkujtim të viktimave të gjenocidit në Kosovë

14 janar 2022 | 11:15

Me rastin e ditës së përkujtimit të Gjenocidit në Kosovë, Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” fton të gjithë shqiptarët që më 15 janar 2022 duke filluar nga ora 19:30 të bëjnë ndezjen e qirinjve në shenjë respekti e përkujtimi për viktimat e gjenocidit në Kosovë.

Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, aktivistët e Qendrës do të bëjnë ndezjen e qirinjve.

“Ftohen qytetarët e Prishtinës që të bashkëngjiten në këtë aktivitet. Qytetarët e qyteteve tjera, me vetiniciativë mund ta bëjnë ndezjen e qirinjve në sheshin e qyteteve të tyre. Ata që nuk kanë mundësi të dalin në shesh, këtë ta bëjnë në ballkonet apo dritaret e tyre”, theksohet në njoftimin e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”.
Po ashtu, kjo qendër ka ftuar të gjithë shqiptarët anekënd botës që në ora 19:30, sipas kohës së tyre lokale, ta bëjnë ndezjen e qirinjve në ballkone e dritare në nderim të viktimave të gjenocidit në Kosovë.

“Lusim qytetarët që dalin në shesh që të kenë parasysh masat kundër pandemisë Covid-19 duke mbajtur distancën e duhur. Përkujtimi i viktimave të Gjenocidit në Kosovë është më e pakta që ne duhet të bëjmë në rrugëtimin për ngadhënjimin e drejtësisë dhe ndëshkimin e krimit! Me respekt për të gjitha viktimat dhe familjarët e tyre”, thuhet në njoftimin e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”.

May be an image of fire and text that says 'KOSOVO GENOCIDE NEVER AGAIN NDIZE NJE QIRI PER VIKTIMAT E GJENOCIDIT NE KOSOVE 15 janar 2022 ora 19:30 SHESHI "SKENDERBEU" NE PRISHTINE Qytetarët që duan të perkujtojnë viktimat Gjenocidit në Kosove, e nuk kanë mundësi dalin sheshin "Skënderbeu" në Prishtinë, MUND ΤΑ BEJNE KeTe në SHESHIN QYTETIT Të TYRE, perkatësisht në DRITAREN APO BALLKONIN tyre. QENDRA GJENOCIDI NE KOSOVE HAPUR www.kosovogenocide.com'

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania “Pastrimi”, SH.A-Prishtinë është kompani Publike e cila merret me…