
Nesër në BKK çelet ekspozita “Nga lufta në liri: Çlirimi i Kosovës në dokumente, kujtime dhe medie”
Në këtë ekspozitë do të paraqiten: libra, monografi dhe periodikë nga koleksioni i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës; Dokumente historike, fotografi dhe video nga fondi i Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë; Dokumente të përzgjedhura nga Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës; Artefakte nga fondi i Muzeut Kombëtar të Kosovës.
Do të flasin: kryeministri në detyrë i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, drejtoresha e përgjithshme e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Blerina Rogova Gaxha, Atdhe Hetemi, drejtor ekzekutiv i Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë, Vjollca Aliu, drejtoreshë e Muzeut Kombëtar të Kosovës, Mehmed Xhemajli, u. d. Drejtor i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës. Po ashtu, do të shfaqet edhe një film dokumentar përgatitur nga IKKL.