 
                    Nesër në Kosovë mblidhet komiteti për situatën kundër Covid-19
                11 mars 2021
                |  15:59
            
        Komiteti për koordinimin dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike me virusin Covid-19, do të mblidhet nesër në mëngjes.
Këtë e ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi për media.
“Nesër (e premte, 12 mars 2021) mbahet takimi i radhës i Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me Covid-19”, thuhet në njoftim.
Në ndërkohë në 24 orët e fundit në Kosovë nga 3.621 mostra të marra, 632 kanë rezultuar pozitive, ndërsa janë regjistruar edhe 8 viktima.
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        