Nesër ora e parë e mësimit i kushtohet Skënderbeut

16 janar 2018 | 19:30

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka marrë vendim që nesër (e mërkurë) në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të ulëta, ora e parë e mësimit do t’i kushtohet figurës së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeut.

Vendimi i ministrit Bytyqi është marrë në kuadër të shënimit të 550-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, me emrin e të cilit lidhet një epokë e tërë historike.

Me rastin e shënimi të 550-vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, janë organizuar edhe aktivitete të ndryshme kulturore, si dhe është nxjerrë kalendari për vitin 2018 me motive për figurën e Skënderbeut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Vesli ka pritur sot…