Nesër përkujtohet aktori Blerim Peci dhe shfaqet dokumentari për të

08 dhjetor 2018 | 22:05

Nën patronatin e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, të dielën, më datë 09.12.2018, me rastin e njëvjetorit të vdekjes së artistit Blerim Peci, do të organizohet akademi përkujtimore.

Akademia përkujtimore mbahet në Teatrin Kombëtar të Kosovës, në orën 18:00.

Gjithashtu do të shfaqet edhe dokumentari për Belin i realizuar nga RTK, në regji të Kastriot Kaqa Saqipi. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të nderuar të pranishëm, Familjarë, miq, kolegë dhe dashamirë të…