Nesër përpjekja e 30 për konstituimin e Kuvendit, deputetët mblidhen në orën 11:00

10 qershor 2025 | 11:28

Për të 30-n herë nesër (e mërkurë) do të tentohet konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

Nga ora 11:00 deputetët e zgjedhur do të mblidhen në përpjekjen për të konstituar përbërjen parlamentare të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ky proces ka ngelur te zgjedhja e kryetarit të Kuvendit. LV-ja si parti e parë e ka propozuar Albulena Haxhiun, e cila nga opozita nuk po përkrahet pasi po e konsiderojnë si “figurë përçarëse”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Claudio Ranieri e ka refuzuar mundësinë që të drejtojë Kombëtaren…