Nesër përurohet sheshi “Adem Jashari”

01 gusht 14:45

Sheshi “Adem Jashari” në kryeqytet do të përurohet nesër në orën 19:00.

Këtë e ka bërë me dije kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti në një konferencë për media.

Punimet e këtij sheshi që kishin filluar në muajin mars të këtij viti kanë përfunduar nëntë ditë para afatit kohor të paraparë.

Ahmeti në këtë konferencë për media ku ishte i pranishëm edhe Drejtori i Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave, Gëzim Mehmeti, kanë folur për të gjitha projektet infrastrukturore që janë realizuar dhe pritet të realizohen gjatë këtij viti.

Aty u tha se edhe punimet për Stadiumin e Qytetit që mban emrin “Fadil Vokrri” tashmë kanë përfunduar.

Sipas tyre, prioritet i komunës është rruga A, unaza te Rrethi që është bashkëpunim me Qeverinë dhe BERZH-in, Salla Koncertale, Pallati i Rinisë, Parkingu Nëntokësor te Fakulteti Filologjik dhe të tjera projekte.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka treguar se nga data…