Nesër përurohet shtatorja e Fadil Vokrrit

22 korrik 2021 | 15:17

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se të premten do të përurohet shtatorja e ikonës të futbollit shqiptar, Fadil Vokrrit.

Përurimi do të bëhet në stadiumin që mban emrin e tij, në Prishtinë, nga ora 18:00. Ceremonia është planifikuar me datë 23, datë që shënon datëlindjen e tij, kur ai do të bëhej 61 vjeç.

Ministria ka bërë të ditur se në ceremoni pritet të jenë të pranishëm kryeministri, Albin Kurti, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi si dhe personalitete tjera të institucioneve dhe të sportit.

Për nder të ceremonisë, FFK-ja ka organizuar një turne futbolli ku do të marrin pjesë futbollistët veteranë të Llapit, Prishtinës, Përfaqësues së Kosovës dhe Kombëtares së Shqipërisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka vizituar të enjten Qendrën…