
Nesër samiti Trump-Putin, Moska përgatitet të testojë një raketë të re bërthamore
Ekspertët thonë se Moska po përgatitet të testojë raketën e saj të re me energji bërthamore 9M730 Burevestnik, të pajisur me një kokë bërthamore, pikërisht në kohën kur Presidenti Vladimir Putin do të diskutojë çështjen ukrainase me Presidentin e SHBA-së Donald Trump të premten, raportoi Reuters në faqen e saj të internetit, duke cituar dy studiues amerikanë dhe një ekspert perëndimor të sigurisë.
Jeffrey Lewis i Institutit Middlebury të Studimeve Ndërkombëtare dhe Decker Eveleth i organizatës kërkimore CNA arritën veçmas në vlerësimet e tyre duke studiuar imazhet satelitore të vendit të testimit për këto raketa.
Lewis dhe Eveleth ranë dakord se imazhet tregojnë aktivitet intensiv në vendin e testimit Pankovo në arkipelagun Novaya Zemlya në Detin Barents, duke përfshirë një rritje të personelit, pajisjeve, anijeve dhe avionëve të lidhur me testet e mëparshme të 9M730 Burevestnik.
“Ne mund të shohim të gjithë aktivitetin në vendin e testimit, i cili përbëhet si nga sasi masive furnizimesh që mbërrijnë për të mbështetur operacionet ashtu edhe nga lëvizja në vendin ku lëshohet raketa”, tha Lewis.