Nesër seanca e fundit për rastin e Liridona Ademajt, thuhen fjalët përfundimtare
16 prill 2026
| 22:13
Të premten nga ora 9 do të jetë seanca e fundit për vrasjen e Liridona Ademajt, ku në këtë seancë pritet të thuhen fjalët përfundimtare.
Këtë e ka bërë të ditur vëllau i Ademajt i cili tha shpresojnë që gjykata do të jap dënimin e merituar për të akuzuarit.
“Neser ne ora 9 fillon seanca ne rastin e Liridones tone ku pritet te prezentohen fjalet perfundimtare. Kjo pritet te jete seanca e fundit dhe pastaj gjykata do te shpalle vendimin e saj. Shpresojme qe gjykata do te jepe denimin e merituar per te gjithe”, ka shkruar ai.



