Nesër sërish seancë për Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike

11 tetor 2020 | 16:03

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se nesër ( e hënë) do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme ku pritët të votohet në parim Projektligji për rimëkëmbje ekonomike.

Seanca pritet të fillojë në orën 10:00. Kjo është hera e shtatë që qeveria tenton ta votojë këtë projektligj.

Po ashtu, Kuvendi ka njoftuar se prezenca e medieve në këtë seancë do të jetë e pamundur për shkak se e gjithë hapësira e sallës plenare të Kuvendit, përfshirë edhe ballkonin, vazhdon të jetë në dispozicion të deputetëve, në respektim të masave të ndërmarra për shkak të situatës pandemike.

Rendi i ditës:

  1.  Votimi i Projektligjit nr. 07/L-034 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Italisë për transferimin e personave të dënuar,
  2. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 07/L-029 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-089 për deminim humanitar,
  3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 07/L-018 për ndryshim plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete,
  4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.07/L-015 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,
  5. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për miniera dhe minerale për vitin 2019,
  6. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2019,
  7. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2019,
  8. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave për vitin 2019,
  9. Interpelancë me Kryeministrin e Kosovës, z. Avdullah Hoti, sipas kërkesës së sipas kërkesës së deputetes Besa Ismaili-Ahmeti, mbështetur edhe nga 8 deputetë të GP të PDK-së, në lidhje me përgjegjësitë në raport me zhvillimet në procesin e dialogut në Bruksel lidhur me punën e grupeve teknike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton dhe…