Nesër shënohet 22-vjetori i rënies së heroit Ismet H. Rrahmani

26 gusht 2020 | 09:58

Me rastin e 22-vjetorit të rënies së heroit Ismet H. Rrahmani, më 27 gusht 2020, në orën 12:00, do të bëhen homazhe te varri i heroit Ismet H. Rrahmani në Aqarevë dhe te Kulla e tij.

“Duke respektuar në përpikmëri masat Anti Covid, dyert e Kullës që nga mëngjesi do të jenë të hapura për të gjithë ata që kanë mundësi me ardhë, edhe pse në këto rrethana, do të kenë mundesi, të shohin, të flasin dhe të ndajnë momente dhe kujtimi për Ismetin dhe historinë e tij. (Janë edhe mjetët e zerimit)”, thuhet në njoftimin e familjes së heroit Ismet H. Rrahmani, Aqarevë.

Trupi prej i heroit Ismet H. Rrahmani pushon në varrezat e Dëshmorëve në Aqarevë në Lendinën mbi shkollën e fshatit, ku mbanë me emërin e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
ED’HEM SHERKAVI Përktheu nga arabishtja: Jahja Hondozi   Të gjithë…