
Nesër shënohet 27-vjetori i rënies së heroit Bahri Fazliu
06 maj 2025
| 12:50
Nesër (e mërkurë) shënohet 27-vjetori i rënies së heroit Bahri Fazliu.
Nesër në oën 12:00, në varrezat e Dëshmorëve në lagjen Velania në Prishtinë do të bëhen homazhe.
“Në nderim të 27-vjetorit të rënies heroike së Heroit Bahri Fazliu. Ftoheni që të merrni pjesë në homazhe me rastin e 27 vjetorit të rënies së Heroit të Kosovës – Bahri Fazliu. Më 7 maj 2025 (e mërkurë) ora 12:00 në Varrezat e Dëshmorëve në lagjen Velania – Prishtinë. Lavdi gjithë heronjve dhe dëshmorëve të kombit!”, bëhet me dije në njoftimin e Këshillit Organizativ.