Nesër shpallet aktgjykimi, familja e Liridona Ademajt: Shpresojmë që kriminelët ta paguajnë përjetësisht me burg
Një ditë para shpalljes së aktgjykimit në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, ka reaguar vëllai Leonard Ademaj.
Përmes një shkrimi në Facebook, ai tha se familja shpreson që të akuzuarit të dënohen me burgim të përjetshëm.
“Neser gjykata e jep vendimin ne rastin e vrasjes se Liridones tone. Ne te gjithe por sidomos mama jeme, qe ju ka tha shpirti, shpreson qe kriminelat qe e kane vra Liridonen do ta paguajne perjetesisht me burg, ashtu siç perjetesisht ne do te mbesim pa Liridonen tone per shkak te krimit te tyre”, ka shkruar Ademaj.
Edhe Prokuroria ka kërkuar dënim me burgim të përjetshëm.
Të akuzuar në këtë rast janë ish-bashkëshorti i viktimës Naim Murseli, bashkë edhe me Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën.
Liridona Ademj u vra në nëntor të vitit 2023. Murseli akuzohet për planifikimin e vrasjes. Granit Plava akuzohet se e ka kryer vrasjen, ndërkaq Kushtrim Kokalla akuzohet se e ka njoftuar dorasin e dyshuar me Murselin./Reporteri.net



