Nesër startojnë çerkefinalet e Kupës së Kosovës, vëmendja në Mitrovicë dhe Prizren

06 janar 2026 | 16:11

Kupa e Kosovës për meshkuj ka hyrë në fazën e çerekfinaleve, ku skuadrat do të zhvillojnë ndeshjet e para dhe të kthimit sipas sistemit ardhje-vajtje, i cili do të zbatohet deri në fazën gjysmëfinale.

Duelet e para çerekfinale do të zhvillohen të mërkurën, ku vëmendja do të jetë e ndarë në dy qytete.

Në Mitrovicë, nga ora 18:45, Trepça do të përballet me Golden Eagle Yllin, ndërsa në Prishtinë, po në të njëjtën orë, Bora do të jetë nikoqire e Rahovecit.

Programi i çerekfinaleve vazhdon të enjten, kur nga ora 18:45, Vëllaznimi do të pres Sigal Prishtinën, teksa në Prizren, Bashkimi do të ballafqohet me Go+ Pejën, dy skuadrat që së fundi dhuruan ndeshjen më të bukur të stinorit vjeshtor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KF Liria ka prezantuar zyrtarisht mbrojtësin me përvojë, Muhamed Useini,…