Nesër tërhiqet shorti për renditjen e partive në fletëvotimet e zgjedhjeve të 12 tetorit

03 shtator 2025 | 15:31

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se nesër (e enjte) në ora 11:00 do të bëhet tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike të certifikuara në fletëvotimet e zgjedhjeve lokale.

“Ju njoftoj se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike të certifikuara në fletëvotimet e zgjedhjeve lokale për kryetarë të komunave dhe për kuvende komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025. Datë: 4 shtator 2025. Ora: 11:00. Vendi: ‘Swiss Diamond’, Prishtinë”, ka njoftuar KQZ-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kur rrugë humburit e udhëheqin shtetin: Menjëherë pas zgjedhjeve të…