Nesër varroset Lumni Lushaj në Gjonaj të Prizrenit
19 nëntor 2025
| 19:42
Lumni Lushaj, ish-luftëtari i UÇK-së humbi jetën në aksidentin e ndodhur me 18 nentor në autostradën ‘Ibrahim Rugova’.
I ndjeri ishte shembull i përkushtimit, atdhedashurisë dhe sakrificës. Trashëgimia e tij do të jetojë në zemrat e të gjithë atyre që patën fatin ta njohin, por edhe tek brezat që do të ndjekin rrugën e tij. Lajmi për vdekjen e tij ka tronditur opinionin në Prizren dhe në trevën e Hasit.
Varrimi i të ndjerit Lumni Lushaj do të bëhet nesër, të enjten, më 20.11.2025.
Ora 11:00 – Homazhet në Qendrën e Kulturës Reshat Çoçaj në Gjonaj.
Ora 13:00 – Mbledhja komemorative.
Ora 14:00 – Ceremonia e varrimit në varrezat e fshatit Gjonaj.
Ngushëllime familjes Lushaj.





