Nesër vazhdojnë bisedimet Ukrainë-Rusi

31 mars 2022 | 11:38

Bisedimet mes Ukrainës dhe Rusisë do të duhej të rifillonin më 1 prill, ka njoftuar David Arakhamia nga ekipi negociator i Ukrainës.

Në një kumtesë të publikuar që është cituar nga “Reuters”, Arakhamia ka thënë se Ukraina ka propozuar që të takohen liderët e dy vendeve, por Rusia ka refuzuar një propozim të tillë, duke theksuar se duhet bërë më shumë punë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i ka karakterizuar bisedimet si “vetëm fjalë boshe pa ndonjë gjë konkrete”. Një vlerësim të ngjashëm e ka dhënë edhe pala ruse.

Kujtojmë se delegacioni nga Kievi dhe ai nga Moska, janë takuar të martën në Stamboll ku kanë diskutuar për tri orë.

Ukraina pati njoftuar se ka propozuar të jetë shtet neutral, pa synim anëtarësimin në NATO, në këmbim të një garancie për siguri nga shtetet perëndimore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës kapi…