Nesër vendoset kampioni vjeshtor

23 nëntor 2018 | 17:06

Xhiroja e tetë në Ligën e Femrave do të sjell derbin ndërmjet dy ekipeve deri më tani të pamposhtura në elitën e basketbollit të Kosovës.

Penza është nikoqire e Bashkimit në duelin që do të luhet të shtunën me fillim nga ora 17:00 në palestrën “Karagaçi” në Pejë. Bashkimi është lider në renditjen tabelore, ku nga 7 ndeshje ka regjistruar po aq fitore, derisa Penza nga 6 ndeshje ka realizuar po aq fitore dhe ka grumbulluar 12 pikë.

Përballja në mes këtyre dy skuadrave pritet të sjell rivalitet të madh në parket, ndërsa ai ekip që shënon fitore në këtë takim, do të shpallet kampion vjeshtor, një xhiro pa përfunduar stinori vjeshtor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asamblistja e Kuvendit Komunal në Mitrovicë nga radhët e Aleancës…